• e shtunë, 05 tetor 2024

Lideri i Hezbollahut në takime me përfaqësues të Hamasit dhe Xhihadit Islamik për hapat e mëtejshëm për Gazën

Lideri i Hezbollahut në takime me përfaqësues të Hamasit dhe Xhihadit Islamik për hapat e mëtejshëm për Gazën

 Bejrut, 25 tetor 2023 (MIA)  -  Hasan Nasralah, lideri i Hezbollahut, organizatë militante islamike që vepron në Liban, në Bejrut  u takua me përfaqësuesit e lartë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez.

Nasralah u takua me zëvendësshefin  e Hamasit, Saleh al-Aruri dhe me liderin e Xhihadit Islamik, Zijad Nahaleh, shkruan Tajms of Izrael.

 Siç raportuan mediat nën kontroll të Hezbollahut, Nasralah dhe udhëheqësit militantë palestinezë vlerësuan se çfarë hapash duhet të ndërmarrë "boshti i rezistencës" që të "arrithet fitorja e vërtetë" në Gazë.

 Xhihadi Islamik Palestinez është organizata e dytë më e madhe militante në Gazë pas Hamasit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR