• e diel, 06 tetor 2024

KB: Të paktën 70 të vrarë në sulmin e një bande të armatosur në Haiti

KB: Të paktën 70 të vrarë në sulmin e një bande të armatosur në Haiti

Port-o-Prens, 5 tetor 2024 (MIA) - Së paku 70 persona, mes të cilëve dhjetë gra dhe tre fëmijë, janë vrarë në sulmin e bandës Gran Grif në një fshat të Haitit, njoftuan mbrëmë Kombet e Bashkuara.

Zyra e KB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë njoftoi se anëtarët e bandës hapën zjarr në fshatin Pont-Sonde, pas së cilës u dogjën dyzet shtëpi dhe disa dhjetëra automjete.

Kryeministri i Haitit, Gari Konil, shkroi në Platformën X se bëhet fjalë për një sulm brutal ndaj njerëzve të paarmatosur.

Anëtarët e bandës Gran Grif i befasuan banorët në orën 3 të mëngjesit sipas orës lokale të së enjtes dhe i nënshtruan ata ndaj "një brutaliteti të papërshkrueshëm", bëri të ditur qeveria.

Qeveria ka njoftuar se do të rrisë praninë e forcave të sigurisë në rajonin në veri të kryeqytetit Port-o-Prens.

Haiti është vendi më i varfër në hemisferën perëndimore dhe ndër vite ka qenë skena e dhunës nga bandat e armatosura që tani kontrollojnë pjesën më të madhe të kryeqytetit. Dhuna tani është përhapur edhe në rajone të tjera, shkruan DPA. mb/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR