• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lideri i Hezbollahut në një fjalim televiziv e kërcënoi Izraelin dhe Qipron

Lideri i Hezbollahut në një fjalim televiziv e kërcënoi Izraelin dhe Qipron

Bejrut, 19 qershor 2024 (MIA) - Lideri i grupit shiit libanez Hezbollah, Hasan Nasralla, sot u kërcënua se lëvizja e tij do të luftojë "pa rregulla" dhe "pa kufi të sipërm" nëse shpërthen një konflikt më i gjerë ushtarak me Izraelin dhe se në Izrael nuk do të ketë asnjë vend të mbrojtur nga sulmet e Hezbollahut.

Në fjalimin televiziv, Nasralla tha gjithashtu se kjo përfshin objektiva të mundshëm në Mesdhe.

Lideri i Hezbollahut, gjithashtu, për herë të parë e kërcënoi edhe Qipron, duke thënë se grupi mund ta konsiderojë atë "pjesë të luftës" nëse vazhdon të lejojë Izraelin të përdorë aeroportet dhe bazat e tij për stërvitje ushtarake. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR