• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lideri i ekstremistëve u dënua me 18 vjet burg për sulmin në Kapitol

Lideri i ekstremistëve u dënua me 18 vjet burg për sulmin në Kapitol

Uashington, 25 maj 2023 (MIA) - Themeluesi i ekstremit të djathtë "Rojet e betimit" është dënuar sot me 18 vjet burg për rolin e tij në sulmin e përkrahësve të ish-presidentit Donald Trump në Kapitolin amerikan më janar 6 të vitit 2021.

Në nëntor, një juri në Uashington e dënoi Roudsin, 57 vjeç dhe Kelli Mags, 53, udhëheqësin e Rojet e betimit të Floridas me akuza për komplot kryengritës.

Rouds më pas u shpall fajtor për organizimin e një komploti disajavor që kulmoi me sulmet e ndjekësve të tij në Kapitol, në përpjekje për të parandaluar shpalljen e fitores së Xhozef Bajden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Rhodes, një ish-ushtar dhe i diplomuar në Shkollën Juridike të Jeil, është personi i parë i akuzuar dhe i dënuar më pas për komplot kryengritje në lidhje me ngjarjet e 6 janarit 2021.

Dënimi i Rouds është më i gjati deri më tani në qindra rastet e ndjekura penalisht për sulmin në Kapitol.

Më shumë se 1000 mbështetës të Trampit janë arrestuar për rolin e tyre në sulmin ndaj Kongresit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR