• e shtunë, 23 nëntor 2024

Liderët e BRIKS-it sot do të mbajnë takim virtual në lidhje me luftën midis Izraelit dhe Hamasit

Liderët e BRIKS-it sot do të mbajnë takim virtual në lidhje me luftën midis Izraelit dhe Hamasit

Kejptaun, 21 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin, presidenti kinez, Si Xhinping dhe liderët tjerë të vendeve anëtare të BRIKS-it sot do të mbajnë takimin virtual për luftën midis Izraelit dhe Hamasit, ku do të marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.

Liderët e vendeve tjera anëtare të BRIKS, Brazilit, Indisë dhe Repulikës së Afrikës së Jugut, si dhe liderët  e Arabisë Saudite, Argjentinës, Egjiptit, Etiopisë, Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët pritet të pranohen në bllok në janar, gjithashtu do të marrin pjesë në takim, njoftoi zyra e presidentit të Afrikës së Jugut, Kiril Ramafosa.

Ramafosa do të kryesojë me "takimin e jashtëzakonshëm" pasi RAJ për momentin është kryesues i rradhës me BRIKS-in, shtuan nga kabineti i tij. Udhëheqësit priten të përqëndrohen në "krizën humanitare" në Gazë dhe me siguri do të miratojnë deklaratë të përbashkët. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR