• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Liderët evropianë i zgjodhën bartësit e funksioneve të larta në BE

Liderët evropianë i zgjodhën bartësit e funksioneve të larta në BE

Bruksel, 28 qershor 2024 (MIA) - Liderët e BE-së e zgjodhën ish kryeministrin portugez Antonio Koshta për kryetar të ri të Këshillit Evropian, e nominuan kryetaren aktuale të Komisionit Evropian, gjermanen Ursula fon der Lajen për rizgjedhje të funksionit dhe e propozuan kryeministren e Estonisë Kaja Kalas si kandidate dhe përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, njoftoi në Iks kryetari i Këshillit Evropian në largim Sharll Mishell.

Zgjedhja e tre funksionarëve më të lartë në Union u krye në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet tri grupeve partiake nga e a.q. shumicë "pro-evropiane" në Parlamentin Europian, Partinë Popullore Evropiane, Socialdemokratët dhe grupin liberal "Ta rinovoni Evropën".

Për përfundimin e plotë të procesit të emërimit të funksionarëve kryesorë në BE, Fon der Lajen duhet të zgjidhet nga Parlamenti Evropian me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i eurodeputetëve.

Sipas burimeve diplomatike, kryeministrja italiane Xhorxha Meloni, e cila më herët shprehu mospajtim me marrëveshjen për shpërndarjen e pozicioneve më të larta në BE, abstenoi nga votimi për kandidaturën e Fon der Lajen, ndërsa u shpreh kundër zgjedhjes së Koshtës dhe Kallas. rq/fc/

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR