• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Liderët e Venezuelës dhe Guajanës mbërritën në Sent Vinsent për një takim në rajonin Esekibo

Liderët e Venezuelës dhe Guajanës mbërritën në Sent Vinsent për një takim në rajonin Esekibo

Karakas, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Liderët e Guajanës dhe Venezuelës ateruan sot në Kingstaun, kryeqytetin e shtetit ishullor të Sent Vinsentit dhe Grenadineve në Amerikën Qendrore, për te biseduar për përshkallëzimin ndaj mosmarrëveshjeve të gjata territoriale, të cilat kohët e fundit u përshkallëzuan kur referendum në Venezuelë është votuar për bashkimin e rreth dy të tretave të territorit të Guajanës ndaj Venezuelës.

Me propozim  të partnerëve rajonalë, presidenti i Guajanës Irfan Ali dhe presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro kanë rënë dakord të takohen në aeroportin ndërkombëtar Argajl në ishullin lindor të Karaibeve, Sent Vinsent, ndërsa në takim morën pjesë kryeministrat e Barbadosit, Dominikës dhe Trinidadit dhe Tobagos.

Kryeministri i Sent Vinsentit  dhe Grenadinit, Ralf Gonsalves, tha se pret takime të mëtejshme mes Maduros dhe Aliut. Qëllimi i takimit të sotëm, siç thuhet nga agjencitë, është qetësimi i tensioneve që u ndezën rreth Esekibos, rajon kufitar i pasur me naftë dhe minerale që përbën pjesën më të madhe të territorit të Guajanës dhe që Karakasi pretendon se i përket Venezuelës.

Pas referendumit në Venezuelë më 3 dhjetor, Maduro urdhëroi kompanitë e tij shtetërore të fillonin eksplorimin dhe hulumtimin e naftës, gazit dhe mineraleve në Esekibo, duke bërë që të dyja palët të vënë armatat e tyre në gatishmëri. Venezuela pretendon se rajoni Esekibo ka qenë pjesë e territorit të saj gjatë periudhës koloniale spanjolle dhe se Traktati i Gjenevës i vitit 1966 midis vendit të tyre, Britanisë së Madhe dhe Guajanës e anuloi kufirin që e vendosën arbitrat ndërkombëtarë në vitin 1899. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR