• e mërkurë, 21 janar 2026

Liderët e partive politike në PE kërkojnë mbështetje konkrete nga BE-ja për Grenlandën dhe Danimarkën

Liderët e partive politike në PE kërkojnë mbështetje konkrete nga BE-ja për Grenlandën dhe Danimarkën

Bruksel, 15 janar 2026 (MIA) - Parlamenti Evropian qëndron fuqishëm në mbështetjen e multilateralizmit dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe çdo përpjekje për minim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Danimarkës dhe Grenlandës e konsideron  si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, citohet në deklaratën e përbashkët të Konferencës së kryetarëve të PE-së.

"Parlamenti Evropian i bën thirrje Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian ta definojnë mbështetjen konkrete për Grenlandën dhe Danimarkën, duke i respektuar parimet dhe të drejtën e BE-së, të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e NATO-s, shtohet në deklaratën e Konferencës së kryetarëve, që e përbëjnë kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla dhe liderët e tetë grupeve të deputetëve në PE.

Njerëzit e parë të grupeve në Parlamentin Evropian theksojnë se "pa dyshim i dënojnë deklaratat" e dhëna nga Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp në lidhje me Grenlandën, të cilat paraqesin "sfidë të dukshme për të drejtën ndërkombëtare, për parimet e Kartës së KB-së dhe për sovranitetin dhe integritetin territorial të aleatit të NATO-s".

"Deklaratat e tilla janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në marrëdhëniet mes partnerëve demokratik, theksohet në deklaratën e dhënë pas takimit të mbrëmshëm në Konferencën e kryetarëve ku mori pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Kaja Kalas.

Në deklaratë shtohet se siguria e Arktikut është prioritet strategjik për Bashkimin Evropian dhe Europarlamenti është fuqishëm i përkushtuar në mbrojtjen e saj.

"Strategjia e BE-së për Arktikun shkon përtej shqetësimeve të thjeshta të sigurisë dhe angazhimi ynë për forcimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe bashkëpunimit me qytetarët e rajonit është i palëkundur, Mbretëria daneze, duke e përfshirë edhe Grenlandën, është anëtare e NATO-s dhe është plotësisht e mbuluar me garancionet kolektive të sigurisë së Aleancës. Parlamenti Evropian do të vazhdojë t'i përforcojë kapacitetet evropiane të mbrojtjes dhe të sigurojë që vendet anëtare të BE-së t'i respektojnë obligimet e tyre ndaj NATO-s, duke përfshirë edhe përmes investimeve të qëndrueshme në mbrojtje dhe pranisë së madhe në rajonin e arktikut", theksojnë liderët e PE-së.

Ata shtojnë se siguria e Arktikut është e garantuar në kornizat e NATO-s, ndërsa Danimarka ka marrëveshje me partnerët kyç, duke përfshirë edhe SHBA-në, për mbrojtjen e rajonit.

"Vendimet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Grenlandën i takojnë vetëm Danimarkës dhe Grenlandës, në pajtim me rregullimet dhe marrëveshjet përkatëse kushtetuese mes Danimarkës dhe Grenlandës", thuhet në deklaratë.

Në të përkujtohet se në vitin 1916, SHBA me marrëveshje me Danimarkën konfirmuan sovranitetin e plotë danez mbi Grenlandën.

"Me këtë marrëveshje, SHBA pranoi se gjithë Grenlanda me të drejtë paraqet territor danez. Përpjekjet e jashtme të ndryshojnë status kuonë janë të papranueshme", shtohet në deklaratën e Konferencës së kryetarëve të PE-së. sa/ 

Foto: Parlamenti Evropian

QËNDRONI TË LIDHUR