• e premte, 27 dhjetor 2024

Liderët e G7 e publikuan kornizën e sigurisë për Ukrainën

Liderët e G7 e publikuan kornizën e sigurisë për Ukrainën

Vilnus, 12 korrik 2023 (MIA) - Vendet nga G7 sot e publikuan kornizën e sigurisë e cila e hapë rugën për garanca afatgjate të sigurisë për Ukrainën me qëllim që ta mbrojë vendin nga Rusia dhe ta kthejë nga agresioni i mundshëm i ri.

Në deklaratë ceket se sot do të fillojnë negociatat me Kievin për zyrtarizim të mbështetjes së vazhdueshme të anëtareve të G7 për Ukrainën dhe se ajo do të përfshijë mbështetje për zhvillim të industrisë mbrojtëse ukrainase, trajnim të forcave ukrainase, këmbim të informatave zbuluese dhe bështetje në mbrojtjen e hapësirës kibernetike.

Krahas kësaj, anëtaret e G7 do të punojnë në përforcim të stabilitetit ekonomik dhe rezistencë të Ukrainës, që përfshin ripërtëritje dhe rikuperim të vendit pas agresionit. Njëkohësisht, Ukrainës do t'i mundësohet mbështetje teknike dhe financiare për nevojat e tanishme, për shkak të invazionit rus, por edhe do t'i mundësohet të vazhdojë me zbatimin e reformave.

Në deklaratë ceket se vendet nga G7 i bëjnë thirrje Rusisë për prëgjegjësi dhe se krimet e luftës dhe kriemt e tjera nuk guxojnë të mbeten të pandëshkuara.

"Në pajtim me sistemet tona juridike, prona sovrane ruse nën juridiksionin tonë do të mbetet e palëvizshme derisa Rusia nuke  paguan dëmin që ia ka shkaktuar Ukrainës", thuet në dokument, duke shtuar se është e domosdoshme të vendoset mekanizëm ndërkombëtar për reparacion të dëmeve, humbje apo shkelje të shkaktuara nga agresioni rus.

Si kundërpërgjigje, Ukraina do të vazhdojë të zbatojë reforma gjyqësore, ekonomike, të sigurisë, si dhe reforma në luftën kundër korrupsionit, që do të tregojë se Kievi është i përkishtuar ndaj dmeokracisë, sundimit të sëd rejtës, respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirisë së mediumeve.

Krahas kësaj, Kievi do të punojë në reformën mbrojtëse dhe modernizimin, i cila përfshin përmirësim të efikasitetit dhe transparencës në sektorin mbrojtës.

"Ne, liderët e Grupit shtatë, e konfirmojmë përkushtimin tonë të paluhatshëm në qëllimin strategjik për Ukrainë të lirë, të pavarur, demokratike dhe sovrane. në kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht, e aftë të mbrohet nga agresioni rus", thuhet në Deklaratë.

Shtohet se siguria e Ukrainës është pjesë përbërëse e sigurisë së rajonit euroatlantik. ab/

foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR