• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Liderët e G7 do të vazhdojnë samitin e tyre vjetor

Liderët e G7 do të vazhdojnë samitin e tyre vjetor

Roma, 14 qershor 2024 (MIA) - Liderët e G7 sot do të vazhdojnë samitin vjetor në ditën e fundit të bisedimeve, ndërsa çështja për Kinën është në krye të agjendës përpara fjalimit të Papa Françeskut për inteligjencën artificiale. Ndërsa, Ukraina dominoi ditën e parë të bisedimeve, derisa Kina do të jetë një çështje kyçe sot. Liderët pritet të shprehin shqetësimet e tyre për kapacitetin e Kinës dhe mbështetjen e Pekinit për Rusinë.

Përveç fjalimit për inteligjencën artificiale, Papa Françesku do të marrë pjesë në disa takime dypalëshe, duke përfshirë Bajdenin, Zelenskin dhe presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

"Kjo është një ditë historike. Ne do të mirëpresim Papën. Kjo është pjesëmarrja e parë e një Pape në një takim të G-7. Jam krenar që kjo do të ndodhë gjatë presidencës italiane", deklaroi kryeministrja italiane Xhorxha Meloni.

Liderët do të diskutojnë dhe për migrimin, një çështje kyçe për Melonin e cila ka ngritur një iniciativë të re për të nxitur zhvillimin në kontinentin afrikan për të trajtuar shkakun rrënjësor të njerëzve që largohen nga vendet e tyre.

Shumë nga liderët nesër do të largohen nga Italia, përfshirë Bajdenin, ndërsa Meloni tha se ata tashmë kishin rënë dakord për konkluzat e samitit të cilat duhet të miratohen në fund të ditës.

Të shtunën do të ketë takime dypalëshe përpara konferencës së fundit për shtyp të Melonit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR