• e enjte, 26 dhjetor 2024

Liderët e Afrikës Perëndimore kanë hartuar një plan për ndërhyrje ushtarake në Niger

Liderët e Afrikës Perëndimore kanë hartuar një plan për ndërhyrje ushtarake në Niger

Abuxha, 4 gusht 2023 (MIA) - Ministrat e mbrojtjes të vendeve të Afrikës Perëndimore kanë hartuar një plan për një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Niger për t'iu kundërvënë grushti shtetit.

Vendimi do të merret nga krerët e shteteve të Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS), tha Abdel-Fatu Musa, Komisioneri i ECOWAS për Çështjet Politike, Paqen dhe Sigurinë.

"Janë përpunuar aspekte të një ndërhyrjeje të mundshme, duke përfshirë burimet e kërkuara, si dhe datën dhe mënyrën e dislokimit të forcave," tha ai në fund të një takimi tre-ditor në kryeqytetin e Nigerisë, Abuxha.

Ata tashmë kanë vendosur sanksione ndaj Nigerit dhe kanë paralajmëruar se forca mund të përdoret nëse udhëheqësit e grushti shtetit nuk ia kthejnë pushtetin presidentit të sapozgjedhur Mohamed Bazum deri të dielën.

Kjo organizatë prej 15 anëtarësh dërgoi një delegacion në Niger dje për të kërkuar një "zgjidhje paqësore". Megjithatë, një burim diplomatik tha se takimi me përfaqësuesit e juntës, i cili u zhvillua në aeroport, ishte i pa sukses. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR