• e shtunë, 23 nëntor 2024

Liderët botërorë urojnë Trampin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Liderët botërorë urojnë Trampin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Uashington, 6 nëntor 2024 (MIA) - Liderët botërorë kanë uruar sot kandidatin e Partisë Republikane, Donald Tramp me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Urime presidentit Donald Tramp. Unë jam gati të punojmë së bashku, siç kemi bërë për katër vjet. Me bindjet tuaja dhe të miat, me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe progres”, ka shkruar presidenti i Francës, Emanuel Makron në profilin e tij në rrjetin X.

Kryeministri britanik Keir Starmer në urimin e tij theksoi se marrëdhëniet midis Britanisë së Madhe dhe SHBA-së do të vazhdojnë të zhvillohen me sukses, duke theksuar se ai "pret me padurim të bashkëpunojë me Trampin në vitet e ardhshme".

Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni në mesazhin e saj të urimit ka shkruar se Italia dhe SHBA-ja janë “vende simotra”.

“Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, uroj sinqerisht presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp. Italia dhe SHBA-ja janë kombe simotra, të lidhura me marrëdhënie të palëkundura, marrëdhënie të ndërsjella dhe miqësi historike. Është një marrëdhënie strategjike që jam e sigurt se do ta forcojmë”, thekson Meloni në platformën X.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen i përcolli Trampit “përgëzime të ngrohta”. “BE dhe SHBA janë më shumë se aleatë. Ne jemi të lidhur nga partneriteti i popujve tanë të cilët përbëjnë 800 milionë qytetarë. Le të punojmë së bashku për një agjendë të fortë transatlantike”, shkroi ajo në rrjetin X.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi i kërkoi Trampit që të "punojë së bashku në bashkëpunimin" e dy kombeve dhe të promovojë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin global.

"Kthimi më i madh në historinë politike të SHBA-së!" Urime presidentit Donald Tramp për fitoren e madhe. Një fitore shumë e nevojshme për botën”, tha Orbani.

Trampin e përgëzoi edhe kancelari austriak Karl Nehamer i cili tha se SHBA është një partner i rëndësishëm strategjik i Austrisë.

“Me padurim presim të thellojmë dhe forcojmë më tej marrëdhëniet tona transatlantike dhe të trajtojmë me sukses sfidat globale së bashku”, shkroi Nehamer në X.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute tha se kur Trampi ta marrë detyrën, do të mirëpritet nga një "Aleancë më e fuqishme, më e gjerë dhe më unike". "Liderizmi i tij do të jetë çelësi për forcimin e Aleancës. Mezi pres të bashkëpunoj përsëri me të për të promovuar paqen përmes fuqisë së NATO-s”, tha Rute.

“Fitoren historike” Trampit ia kanë uruar edhe kryeministrat e Rumanisë dhe Polonisë, Marsel Çolaku dhe Petr Fiala. 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR