• e hënë, 15 korrik 2024

Liderët botërorë e dënuan tentimin për atentat ndaj Trampit (PLT)

Liderët botërorë e dënuan tentimin për atentat ndaj Trampit (PLT)

Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Liderët botërorë e dënuan tentimin për atentat ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Tramp në tubimin parazgjedhor në Batler, Pensilvani.

Kryeministri australian, Entoni Albaneze entimin për atentat e vlerësoi si "sulm të pafalshëm ndaj vlerave të përbashkëta demokratike të SHBA-së dhe Australisë".

Presidenti i El Salvadorit, Naxhib Bukele, e dënoi tentimin për atentat ndaj Trampit dhe porositi se në demokraci nuk ka vend për dhunë.

Kryetarja e Parlamentit evropian, ROberta Mecola shprehi tronditje nga "sulmi i tmerrsshëm", duke cekur se "është e papranueshme duna politike dhe nuk guxon të ketë vend në shoqëritë tona".

Presidenti i Kinës, Si Xhinping deklaroi se është i shqetësuar nga të shtënat dhe shfaqi keqardhje për incidentin.

Përderisa kancelari gjerman, Olaf Sholc në X kumtoi se të shtënat ndaj Trampit janë "akt neveritës" dhe kërcënim për demokracinë.

Edhe shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok në X e dënoi tentimin për atentat ndaj Trampit, me ç'rast ishte eliminuar sulmuesi, ndërsa një person e humbi jetën, kurse dy janë lënduar rëndë nga plumbat endacak.

Sekretari i përjgithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e dënoi sulmin duke potencuar se "nuk ka vend në demokracitë tona për dhunë politike".

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan gjithashtu e dënoi tentimin për atentat ndaj Trampit dhe i dëshiroi rikuperim të shpejtë.

Keqardhje për incidentin në Pensilvani shprehën edhe preisdentja dhe kryeministri i Kosovës, Vjosa Osamni dhe Albin Kurti.

"Ne jemi solidarë me ish-presidentin Donald Tramp, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e goditur nga të shtënat në tubimin në Pensilvani. Çfarëdo lloj i dhunës politike kudo qoftë është e papranueshme dhe e dënojmë ashpër", kumtoi Osmani në X.

Përderisa në tuitin e Kurtit ceket se "mospajtimet politike në një dmeokraci çdoherë duhet të shprehen përmes formave të qeta të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen përmes zgjehdjeve të lira dhe të drejta, pa përjashtim".

Edhe presidenti i Bullgarisë, RUmen Radev e dënoi tentimin për atentat ndaj Trampit.

"Dhuna dhe urrejtja janë kërcënim për proceset deokratike dhe janë të papranueshme", theksoi Radev në X. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR