• e enjte, 26 dhjetor 2024

Liderët afrikanë arritën në Rusi në samitin ruso-afrikan

Liderët afrikanë arritën në Rusi në samitin ruso-afrikan

Santk-Peterburg, 26 korrik 2023 (MIA) - Disa liderë afrikanë sot arritën në Rusi në samitin dyditor në Sankt Peterburg me presidentin Vlladimir Putin, në kohën kur Kremlini kërkon më shumë aleatë në jehonën e luftimeve në Ukrainë, transmetoi Beta.

Putin sot ndaras u tkaua me kryeministrin etiopian, Abij Ahmed dhe deklaroi se Rusia do ta trefishojë numrin e studentëve nga Etiopia dhe do t'i mbulojë shpenzimet për arsimin e tyre.

Më vonë gjatë ditës, Putin do të ketë takim të ndarë me presidentin egjiptian, Abdel Fatah el Sisi.

Ky është samiti i dytë ruso-afrikan prej vitit 2019, me ç'rast numri i shefave të shteteve është ulur nga 43 në 17 për shkak të, siç e përshkroi Kremlini, "presionit të rëndë të Perëndimit ndaj shteteve afrikane".

Këshilltari i Putinit për punë të jashtme, Jurij Ushakov, tha se në samit do të marrin pjesë vetëm 17 shefa të shteteve, por se 32 vende të tjera afrikane do të prezantohen nga përfaqësues të lartë qevberitarë apo ambasadorë.

Samiti pason pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja për grurin, që ishte me rëndësi jetësore për shumë vende afrikane, hap i cili u dënua ashpër në mbarë botën dhe inicoi kërcënime të reja për sigurinë globale të ushqimit.

Putin disa herë premtoi se Rusia do t'u ofrojë grurë falas vendeve të varfëra afrikane pas përfundimit të marrëveshjes për grurin. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR