• e shtunë, 23 nëntor 2024

Liderët afrikanë arritën në Rusi

Liderët afrikanë arritën në Rusi

Moskë, 17 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Republikës së Afrikës së Jugut, Siril Ramafosa sot ka mbërritur në Rusi, një ditë pas vizitës në Kiev.

Është paraparë që Ramafosa në Shën Peterburg të takohet me homologun e tij rus Vlladimir Putin me të cilin do të bisedojë për situatën në Ukrainë.

Ramafosa udhëheq delegacionin afrikan të përbërë nga udhëheqësi senegalez Maki Sal, presidenti i Zambisë Hakainde Hiçilema, kryeministri egjiptian Mustafa Madbuli dhe të dërguarit specialë të presidentit të Republikës së Kongos dhe ish- kryeministrit të Ugandës, Ruhakana Rugunda.

Liderët afrikanë vizituan Kievin dje dhe biseduan me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

Ramafosa deklaroi dje se edhe Putini dhe Zelenski janë dakorduar të takohen me liderët afrikanë për të diskutuar për planin e mundshëm paqësor për zgjidhjen e konfliktit.

Ai shtoi se liderët e Senegalit, Ugandës dhe Egjiptit poashtu e mbështesin planin paqësor, duke shtuar se për iniciativën janë informuar edhe Sekretari i përgjithshëm i KB-së, SHBA-së dhe Britania e Madhe.

Sipas tij, Uashingtoni dhe Londra kanë shprehur mbështetje "të kujdesshme" për planin e paqes. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR