• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Liderët e BE-së në takim joformal do të diskutojnë për zgjedhje të bartësve të funksioneve kryesore në Union

Liderët e BE-së në takim joformal do të diskutojnë për zgjedhje të bartësve të funksioneve kryesore në Union

Bruksel, 17 qershor 2024 (MIA) - Shefat e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së sonte do të kenë takim joformal në Bruksel, ku do të bisedojnë rreth zgjedhjes së bartësve të funksioneve më të larta në Union pas zgjedhjeve për Parlamentin evropian.

Këshilli evropian, që e përbëjnë liderët e anëtareve të bllokut, ka rol kyç në zgjedhjen e kryetarëve të Këshillit të BE-së dhe Komisionit evropian dhe të përfaqësuesit të lartë të Unionit për politikë të jashtme dhe siguri.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, zgjedhja e bartësve të këtyre funksioneve bëhet në pajtim me procedurat e caktuara në Marrëveshjen e Bashkimit Evropian (TEU), me ç'rast duhet të mbahet llogari se liderët e zgjedhur duhet ta reflektojnë llojllojshmërinë e BE-së lidhur me prejardhjen gjeografike, madhësinë e vendit, gjininë dhe përkatësinë politike.

Në pajtim me dispozitat e Marrëveshjes së BE-së, Këshilli evropian e zgjedhë kryetarin e vet, e propozon kryetarin e Këshillit të Evropës dhe i emëron përfaqësuesin e lartë të Unionit për politikë të jashtme dhe siguri dhe eurokomisarët.

Kryetari i Këshillit evropian zgjedhet me shumicë të kualifikuar nga ana e Shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së me mandat prej 2,5 viteve, me të drejtë rizgjedhjeje.

Si kandidat më serioz për këtë funksion, jozyrtarisht përmendet ish-kryeministri portugez, Antonio Koshta nga Partia socialdemokrate (PS), e cila është pjesë e Aleancës progresive të socialistëve dhe dmeokratëve (SD).

Në bazë të rezultateve nga zgjehdjet evropiane, Këshilli i Evropës e propozon kandidatin për funksionin kryetar i Komisionit evropian, të cilin e zgjedhë Parlamenti evropian me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i eurodeputetëve. Nëse kandidati i propozuar nuk e merr shumicën e nevojshme të votave në PE, Këshilli evropian në afat prej një muaji duhet të propozojë kandidat të ri. Pas kësaj procedure të jnjejtë vazhdon në Europarlament gjithnjë derisa kandidati i propozuar nuk zgjedhet me shumicën e nevojshme.

Kryetarja aktuale e Eurokomisionit, Ursulla fon der Lajen është kandidate për rizgjedhje në funksion. Ajo vjen nga radhët e Unionit demokratik kristian gjerman (CDU), që është anëtare e Partisë popullore evropiane (EPP).

Këshilli evropian e emëron përfaqësueisn e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri me mandat prej pesë viteve. Vendimi për emërimin e "diplomatit të parë të Unionit" sillet me shumicë të kualifikuar të anëtarëve të Këshillit dhe në marrëveshje me kryetarin e Komisionit evropian. Këshilli evropian me shumicë të kualifikuar mund të sjellë edhe vendim për shkarkim të përfaqësuesit të lartë edhe para skadimit të mandatit të tij.

Si kandidat për trashëgues të Zhozep Borelit ceket kryeministrja estoneze, Kaja Kalas, por nuk përjashtohet në këtë pozitë të emërohet kryeministri belg në largim, Aleksander de Kro. Kalis është anëtare e Partisë reformuese (PE), ndërsa De Kro i partisë Liberalët dhe dmeokratët e hapur flamanë (Open VLD). Që të dy partitë janë anëzare të Aleancës së liberalëve dhe demokratëve për Evropë (ALDE), e cila është pjesë e grupit liberal në EP, "Ta ripërtërijmë Evropën".

Në pajtim me TEU, Këshilli i BE-së zyrtarisht e emëron tërë Komisionin evropian, pasi që ai paraprakisht duhet të marrë mbështetje nga Parlamenti evropian me shumicë votash nga deputetët që votuan. Vendimin për emërim të KE-së, Këshilli evropian e sjellë me shumicë të kualifikuar. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR