• e enjte, 26 dhjetor 2024

Liberalët evropianë duan të "rikthejnë" tregun e vetëm në agjendën e BE-së

Liberalët evropianë duan të

Bruksel, 3 shkurt 2024 (MIA) - Liberalët evropianë në mandatin e ardhshëm të institucioneve të BE-së do të përpiqen ta kompletojnë Tregun e vetëm evropian duke forcuar harmonizimin e tij dhe duke zbatuar legjislacionin që rregullon funksionimin e tij, pasi ai për shumë vite ishte neglizhuar nga " Komisioni Evropian i udhëhequr nga Partia Popullore Evropiane”.

Kjo thuhet ndër të tjera në Manifestin Zgjedhor të Propozuar për zgjedhjet e qershorit për eurodeputetë të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), e cila së bashku me partinë e Rilindjes së presidentit francez Emanuel Makron, Partinë Demokratike Evropiane (EDP), centriste, tre partitë më të vogla që nuk i përkasin asnjë partie pan-evropiane dhe disa deputetë jopartiakë përbëjnë grupin Të Rinovojmë Evropën në Parlamentin Evropian.

"Tregu i brendshëm është ende i paplotë. Ne jemi të përkushtuar ndaj një tregu të vetëm që ofron një mjedis biznesi të barabartë dhe konkurrues në nivel të BE-së, thuhet në dokument, duke nënvizuar urgjencën e "kthimit të Tregut të Vetëm në agjendën e Unionit, në mënyrë që të rritet konkurrueshmëria dhe të krijohen vende të reja pune".

Sipas ALDE, për të forcuar konkurrencën e BE-së në nivel global, është e nevojshme "ulje e ngarkesave administrative, burokracia dhe baza  e parimit - tregu i vetëm, rregulla të vetme".

Liberalët premtojnë gjithashtu të përqendrohen në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në vend të kompanive të mëdha, në mënyrë që të mbrojnë "konkurrencën strukturore" në tregun e vetëm.

Sipas një burimi nga ALDE, Komisioni Evropian i udhëhequr nga kryetarja e tij aktuale, Ursula fon der Lajen, ka krijuar "shumë burokraci" që rëndon bizneset e vogla dhe nuk ka arritur të "hapë tregun e vetëm" për tregjet e tjera, duke mos arritur të shtyjë përpara pjesën më të madhe të marrëveshjeve për tregtinë e lirë.

"Përgjegjësia dhe udhëheqja e Komisionit vjen nga kryetari dhe këtu i kemi problemet”, ka thënë i njëjti burim për “Euraktiv” në vërejtjen se a është kritikë pakënaqësia me rezultatet e KE-së në tregun e vetëm, paraqet kritikë  për eurokomisarin e trregut të brendshëm Tjeri Breton.

Biznesmeni dhe ish ministri francez i Ekonomisë, Financave dhe Industrisë si kuadër i ish Unionit konservator të Lëvizjes Popullore (UMP), Breton u bë anëtar i Komisionit aktual Evropian si ekspert jopartiak me propozimin e administratës së Makronit.

Versioni përfundimtar i manifestit të ALDE-s duhet të miratohet në Kongresin Zgjedhor të partisë më 20 mars. Duke pasur parasysh se Ta Rindërtojmë Evropën (RE) ka paralajmëruar një paraqitje të përbashkët në zgjedhjet evropiane të qershorit, kjo do të thotë se Programi Zgjedhor do të duhet të harmonizohet me të gjithë anëtarët e grupit, mbi të gjitha me Rilindjen e Makronit.

Nëse liberalët këmbëngulin në këtë lloj retorike, kjo mund të jetë shenjë e një fushate të nxehtë elektorale për zgjedhjet evropiane, duke marrë parasysh se edhe PPE në programin e saj vë theks të fortë tek “ulja e burokracisë”. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR