• e shtunë, 23 nëntor 2024

Libani nuk dëshiron përshkallëzim të konfliktit me Izraelin, pretendon kryeministri libanez Mikati

Libani nuk dëshiron përshkallëzim të konfliktit me Izraelin, pretendon kryeministri libanez Mikati

Bejrut, 18 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri libanez Naxhib Mikati sot pas bisedimeve me të dërguarin e posaçëm amerikan Amos Hohshtajn në Bejrut, deklaroi se Libani nuk dëshiron përshkallëzim të konfliktit me Izraelin, duke thënë se është e nevojshme të ndalet agresionii vazhdueshëm izraelit kundër Libanit dhe të rikthehet paqja dhe stabiliteti në kufirin jugor të Libanit, njoftoi agjencia shtetërore libaneze e lajmeve.

"Ne vazhdojmë të kërkojmë të parandalojmë përshkallëzimin, të rivendosim sigurinë dhe stabilitetin dhe t'i japim fund shkeljeve të vazhdueshme të sovranitetit libanez të kryera nga Izraeli," tha Mikati.

Mikati theksoi se kërcënimet e vazhdueshme izraelite ndaj Libanit nuk do ta pengojnë Bejrutin që të vazhdojë të angazhohet në krijimin e paqes si prioritet.

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të parandalojnë konfliktet e mëdha midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, të cilat janë përshkallëzuar javët e fundit, deklaroi sot Hohshtajn gjatë vizitës në Liban.

Hohshtajn, i cili është i dërguari special i presidentit amerikan. Xhozef Bajden, tha se e vizitoi Izraelin dhe më pas Libanin për shkak të situatës serioze në kufirin libanezo-izraelit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR