• e premte, 08 nëntor 2024

Libani bëri të ditur se pothuajse 500 persona kanë humbur jetën në valën e sulmeve ajrore izraelite

Libani bëri të ditur se pothuajse 500 persona kanë humbur jetën në valën e sulmeve ajrore izraelite

 Bejrut, 24 shtator 2024 (MIA) - Ministria libaneze e Shëndetësisë mbrëmë njoftoi se numri i të vrarëve në sulmet ajrore izraelite është rritur në 492 persona, ndërsa 1.645 të tjerë janë plagosur.

 Siç raporton DPA, Ministria bëri të ditur se 35 fëmijë dhe 58 gra janë vrarë pasi Izraeli e filloi valën e saj më vdekjeprurëse të sulmeve ajrore kundër milicisë së Hezbollahut, të lidhur me Iranin, nga viti 2006.

 Sulmet, të fokusuara në Libanin jugor dhe lindor, filluan dje në mëngjes dhe në to u goditën 1.300 objektiva të Hezbollahut, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant. 

 Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e përshkroi si sulm parandalues ku qëllimi ishte të eleminohet armatimi i Hezbollahut. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR