• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Libani akuzoi Izraelin për bombardimin e një spitali

Libani akuzoi Izraelin për bombardimin e një spitali

Bejrut, 10 nëntor 2023 (MIA) - Ministria libaneze e Shëndetësi sot e dënoi granatimin izraelit të spitalit shtetëror në Mejs, Exh Xhabal, Libani jugor, ku është lënduar një punonjës shëndetësor, lajmëroi DPA.

"Sulmi ndaj institucioneve shëndetësore dhe personelit të tyre është shkelje e rëndë e ligjit humanitar ndërkombëtar dhe vë në rrezik jetën e stafit të pafajshëm dhe pacientëve”, thuhet në kumtesën e Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

Ministria njofton se "autoritetet izraelite janë plotësisht përgjegjëse për këto veprime të pajustifikuara, të cilat mund të kishin pasoja katastrofike” nëse predha artilerike shpërthente plotësisht.

Mediat lokale raportuan se predha ra pranë hyrjes së urgjencës së spitalit dhe se "për fat të mirë kishte vetëm xhama të thyera".

Ushtria izraelite njofoti se po e heton incidentin. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR