• e enjte, 26 dhjetor 2024

Liban: Të paktën 21 persona humbën jetën në sulmet izraelite në veri të vendit

Liban: Të paktën 21 persona humbën jetën në sulmet izraelite në veri të vendit

Bejrut, 15 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 21 persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur në sulmin ajror izraelit në veri të Libanit, njoftoi ministri libanez i Shëndetësisë. Sulmi i cili dje goditi një ndërtesë banimi në Aito, vendbanim kryesisht i krishterë u krye larg zonave ku armata izraelite ka kryer mijëra sulme kundër grupit të armatosur islamik shiit Hezbollah, raporton Bi-Bi-Si. 

Banorët njoftuan se aty jetonin familje të cilët prej kohësh kanë qenë të zhvendosur për shkak të luftës. Televizioni libanez Al Majadini në platformën X njoftoi se kjo është hera e dytë që forcat izraelite ta sulmojnë veriun e vendit. 

Sulmi që e goditi një ndërtesë të vogël banimi në fshatin Aito, qarku Zgarta, është kryer në një nga rajonet më veriore që kur Izraeli pushtoi Libanin në fillim të këtij muaji. Grupi libanez Hezbollah është më së shumti i pranishëm në jug të vendit dhe periferitë jugore të Bejrutit. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR