• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Libab: BE ta zhvillojë integrimin e Ballkanit Perëndimor

Libab: BE ta zhvillojë integrimin e Ballkanit Perëndimor
Ahtinë, 11 nëntor 2022 (MIA) – Bashkimi Evropian duhet ta realizojë dhe zhvillojë integrimin e rajonit, por edhe ta përforcojë përfshirjen e saj politike në rajon dhe kjo është përgjegjësi e jona e përbashkët, porositi ministrja e Punëve të Jashtme e Belgjikës, Haxha Libab pas takimit në Athinë me shefin e diplomacisë greke, Nikos Dendias. Libab tha se me Dendiasin, midis tjerash, kanë biseduar edhe për zhvillimin e integrimit evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e shprehur mbështetjen belge. "Belgjika vazhdon ta mbështesë rrugën evropiane që këto vende të Ballkanit Perëndimor e zgjodhën dhe kjo është zgjedhje të cilën ne plotësisht e mbështesim", porositi shefja e diplomacisë belge. "Shtoi se "angazhimet e vazhdueshme dhe përkushtimi politik nga partnerët tanë është çelësi drejt integrimit", por potencoi se nevojitet harmonizim më i mirë i politikave, veçanërisht politikës së jashtme dhe politikës së vizave. Shefat e dy diplomacive kanë biseduar edhe për energjetikën, marrëdhëniet e Greqisë me Turqinë por edhe për luftën në Ukrainë. sr/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR