• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Levi: Izraeli nuk do të dakordohet që Hamasi të mbetet në pushtet në Rripin e Gazës

Levi: Izraeli nuk do të dakordohet që Hamasi të mbetet në pushtet në Rripin e Gazës

Tel Aviv, 23 janar 2024 (MIA) - Izraeli nuk do të dakordohet me një marrëveshje armëpushimi me Hamasin, sipas të cilës pengjet izraelite do të mbeten në Rripin e Gazës dhe Hamasi do të mbetet në pushtet, tha sot zëdhënësi i qeverisë izraelite, Ejlon Levi.

Ai shtoi se po bëhen përpjekje për lirimin e pengjeve, por nuk ka dashur të zbulojë detaje.

I pyetur për raportet për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, Levi tha se qëllimet e luftës nuk kishin ndryshuar.

"Asgjësimi i kapaciteteve për qeverisjen dhe i kapaciteteve ushtarake të Hamasit në Rripin e Gazës dhe kthimi i të gjithë pengjeve. Nuk do të ketë armëpushim që do të mbajë pengje në Rripin e Gazës dhe Hamasin në pushtet", tha ai. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR