• e enjte, 26 dhjetor 2024

Levi: I ofruam Hamasit vazjdimin e armëpushimit, pastaj sulmojmë me forcë të plotë

Levi: I ofruam Hamasit vazjdimin e armëpushimit, pastaj sulmojmë me forcë të plotë

Tel Aviv, 27 nëntor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Qeverisë izraelite, Ejlon Levi, sot deklaroi se i kanë ofruar Hamasit mundësi për vazhdimin e  armëpushimit.

 "E njoftuam Hamasin, i dhamë opsion për vazhdimin e armëpushimit. Duam pas kësaj mbrëmje të lirohen edhe 50 pengje.  Sapo të skadojë kjo periudhë, Izraeli do të vazhdojë të sulmojë me forcë të plotë", deklaroi Levi, publikoi Skaj njuz.

 Hamasi mbrëmë bëri të ditur se është i disponuar ta vazhdojë armëpushimin me qëllim që të lirohen sa është e mundur më shumë të burgosur palestinez nga burgjet në Izrael,

 Vazhdim të armëpushimit ka kërkuar edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergu.

 "Bëj thirrje për vazhdim që do të mundpësojë dërgimin e ndihmës më të madhe për popullatën e cila ka nevojë të madhe dhe do të mundësojë lirimin e pengjeve të tjera", tha Stoltenbergu në konferencë për shtyp në Bruksel. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR