• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Levi: Hamasi ende mban peng 137 persona

Levi: Hamasi ende mban peng 137 persona

Tel Aviv, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Izraeli beson se 137 persona ende janë të zënë rob, të cilët më 7 tetor u rrëmbyen nga militantët e Hamasit gjatë një sulmi vdekjeprurës në jug të Izraelit, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë izraelite Ejlon Levi, transmeton "Tajms of Izrael". 

Mes të rrëmbyerve janë 115 burra, 20 gra dhe dy fëmijë, thuhet në kumtesën e transmetuar nga Si-En-En.

Nga këta, 126 persona janë shtetas izraelitë, ndërsa ka edhe 11 të huaj: tetë nga Tajlanda, një nga Nepali, një nga Tanzania dhe një person me nënshtetësi franceze-meksikane, shton Levi.

Si pengje ndodhen edhe dy të mitur, si dhe 10 persona të moshës 75 vjeç e më lartë, sipas vlerësimit të shërbimeve izraelite.

Shtatë persona janë aktualisht të zhdukur, njofton zyra e Netanjahut.

Që nga fillimi i armëpushimit të përkohshëm shtatë ditor, i cili përfundoi sot nga Hamasi janë liruar 110 persona, përfshirë 86 izraelitë dhe 24 të huaj.

Ushtria izraelite njoftoi më herët se rifilloi sot operacionet luftarake kundër Hamasit në Rripin e Gazës dhe se aeroplanët e saj aktualisht po kryejnë një seri sulmesh ajrore kundër caqeve të grupit militant në jug të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite pretendon se Hamasi ka shkelur kushtet e armëpushimit të përkohshëm dhe ka lëshuar një raketë në territorin izraelit pak para se të skadonte armëpushimi në orën 6:00 të mëngjesit sipas orës lokale të mëngjesit të sotëm, prandaj armëpushimi nuk është zgjatur. qa/

Foto: "X"

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR