• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Letonia premtoi ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

Letonia premtoi ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

 Rigë, 11 janar 2024 (MIA) - Presidenti i Letonisë Edgars Rinkeviçs premtoi se Letonia do t'i sigurojë  Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë për mbrojtjen e saj nga  Rusia.

Pas takimit të sotëm me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, presidenti letonez njoftoi se paketa e ardhshme e ndihmës do të përfshijë obus, municion artilerie 155 milimetra, sisteme të mbrojtjes kundër tankeve dhe kundërajrore, raketahedhës, automjete të terrenit, granata dore, helikopterë dhe pajisje të tjera. 

Letonia, gjithashtu, dëshiron që këtë vit të trajnojë 3.000 ushtarë ukrainas   dhe të mbështesë Ukrainën me prodhimin e dronëve, raportoi DPA. 

 "Qeveria, vendi ynë dhe populli ynë do të vazhdojnë t'i japin Ukrainës të gjithë mbështetjen që i nevojitet", theksoi Rinkeviçs.

Sipas tij, Letonia ka siguruar ndihmë në vlerë prej 600 miliardë euro (656 miliardë dollarë), që është e barabartë me një për qind të PBB-së së vendit. 

Zelenski falënderoi Letoninë për "mbështetjen e palëkundur" dhe ndihmën e përtërirë ushtarake. 

 "Ukraina këtë do ta përdorë mirë", tha ai.

"Forca e ushtarëve tanë, forca e forcave tona të armatosura do të varet shumë nga kjo lloj ndihme në të ardhmen", vazhdoi Zelenski, duke përsëritur edhe mbështetjen për anëtarësimin e vendit të tij në NATO dhe BE. 

Letonia ishte stacioni i fundit e turneut të presidentit ukrainas në tre vendet baltike, të cilat konsiderohen si përfaqësuesit më të vendosur të Ukrainës në nivel ndërkombëtar. 

Foto: "X" 

 

QËNDRONI TË LIDHUR