• e shtunë, 23 nëntor 2024

Letonia e vazhdoi ndalesën për hyrje të turistëve rusë deri në mars të vitit 2025

Letonia e vazhdoi ndalesën për hyrje të turistëve rusë deri në mars të vitit 2025

Rigë, 27 shkurt 2024 (MIA) - Qeveria e Letonisë sot njoftoi se e ka vazhduar ndalesën për hyrje të shtetasve rusë në vendin baltik deri në mars të vitit 2025, duke e theksuar si shkak pushtimin rus në Ukrainë, për të cilin autoritetet e atjeshme thonë se "vazhdon të përfaqësojë kërcënim për sigurinë e brendshme të Letonisë".

Në kumtesën për shtyp nga kabineti i kryeministres Evika Silina, bëhet e ditur se hyrja e shtetasve rusë në Bashkimin Evropian dhe Letoni si turistë do të jetë e ndaluar deri në njoftimin e ardhshëm, por disa rusëve do tu lejohet hyrje, duke përfshirë edhe ata me leje për qëndrim, të vlefshme në Letoni ose në ndonjë vend tjetër anëtar të BE-së ose rusë hyrja e të cilëve ka lidhje me shkaqe humanitare siç janë disitentë politikë. 

Në shtator të vitit 2022, Polonia bashkë me vendet e tjera baltike - Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë arritën marrëveshje të përbashkët për kufizimin e numrit të shtetasve rusë të cilët hyjnë në vendet e tyre që të parandalojnë rreziqe eventuale të sigurisë pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Letonia, anëtare e BE-së dhe NATO-s që kufizohet me Rusinë, është shtëpi e një numri të madh të pjesëtarëve të pakicës ruse etnike, e cila përbën rreth 25 për qind të popullatës së përgjithshme të vendit prej 1,9 milionë banorë. Vendi baltik më herët ishte vend i famshëm për pushim, ndërsa kryeqyteti i saj Riga, destinacion i famshëm për fundjavë për turistët rus. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR