• e martë, 24 dhjetor 2024

Letonia do të dërgojë 1.400 dronë luftarak në Ukrainë

Letonia do të dërgojë 1.400 dronë luftarak në Ukrainë

Riga, 23 gusht 2024 (MIA) - Letonia ka përgatitur dërgesën më të madhe të dronëve – 1.400 për Ukrainën, publikoi ministri letonez i Mbrojtjes, Andris Spruds në rrjetin social "Iks".

"Dërgesa më e madhe prej 1.400 dronësh nga prodhuesit letonezë është gati për t'u dorëzuar në Ukrainë. Më këtë rrumbullakohet porosia e Ministrisë së Mbrojtjes për më shumë se 2.700 drone nga industria letoneze për Ukrainën", tha Spruds.

"Së bashku me kompanitë letoneze do të vazhdojmë të japim mbështetje deri në fitoren e Ukrainës", theksoi ministri i Mbrojtjes.

Koalicioni i dronëve i udhëhequr nga Letonia dhe Britania e Madhe përfshin gjithashtu Australinë, Çekinë, Danimarkën, Francën, Estoninë, Italinë, Zelandën e Re, Kanadanë, Lituaninë, Hollandën, Poloninë, Gjermaninë dhe Suedinë. Ata siguruan më shumë se gjysmë miliardë euro për dronët në Ukrainë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR