• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lekornu: "Forca evropiane për reagim të shpejtë" duhet të formohen vitin e ardhshëm

Lekornu:

Paris, 26 prill 2024 (MIA) - "Forcat evropiane për reagim të shpejtë", të cilat dje i ka përmendur presidenti francez Emanuel Makroni dhe do të destinohen për operacione siç është evakuimi i qytetarëve nga vendet në krizë, tashmë mund ta shohin dritën e ditës tashmë vitin e ardhshëm, deklaroi ministri francez i Forcave të Armatosura Sebastien Lekornu, cituar nga mediat franceze.

"Kjo është një çështje kyçe për të cilën shpresoj se vitin e ardhshëm do të arrijmë në një përfundim, duke qenë shumë të përgjegjshëm dhe shumë të shpejtë", tha Lekornu në një intervistë për televizionin Frans 2. 

 Ministri e arsyetoi projektin me faktin se ka "shumë kriza në të cilat NATO-ja nuk është kompetente dhe në të cilat Franca shpesh zbaton operacione e vetme", duke dhënë shembullin e evakuimit të qytetarëve nga Sudani vitin e kaluar.

Gjatë operacionit në Hartum, 1.000 njerëz u evakuuan, nga të cilët 200-250 ishin francezë. Në të njëjtën kohë, "krijuam një urë të madhe ajrore me (aeroplanët Erbas) A400M, me anije. Kështu ndodhi që Franca ishte praktikisht vet", theksoi Lekornu. 

 "Është krejt e natyrshme që kjo barrë, që "ka çmimin, vlerë të veten", tha ministri francez.

 Këto forca për reagim të shpejtë "të cilat do ta sigurojnë sigurinë e qytetarëve evropianë, portugezë, italianë, gjermanë dhe francezë, duhet të mund të krijohen shumë shpejt", tha ministri, duke theksuar se krijimi i tyre është një çështje e pragmatizmit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR