• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lekorni: Rusët drejtpërdrejt kërcënuan një aeroplan francez mbi Detin e Zi

Lekorni: Rusët drejtpërdrejt kërcënuan një aeroplan francez mbi Detin e Zi

Paris, 22 shkurt 2024 (MIA) - Ministri francez i Forcave të armatosura, Sebastian Lekorni sot deklaroi se Rusia drejtëpërdrejtë e ka kërcënuar një aeroplan francez mbi Detin e Zi, transmeton "Politiko". 

"Para një muaji sistemi rus i kontrollit të trafikut ajror kërcënoi se do të rrëzonte një aeroplan francez që fluturonte mbi Detin e Zi, megjithëse ne patrullonim në zonën e lirë ndërkombëtare", tha ministri francez për radion RTL.
Lekorni pretendon se qëndrimi gjithnjë e më agresiv i Rusisë është rezultat i problemeve në fushën e betejës në Ukrainë.

"Ajo i ka rrënjët në Luftën e ftohtë dhe tani shohim një rikthim në qëndrimin agresiv rus", deklaroi ministri duke shtuar se Rusia, "po luan me kufijtë".

Ministri francez sot për herë të parë do ta vizitojë Armeninë. Armenia e ka ndërprerë marrëdhënien e tij historike me Rusinë të cilën Franca dëshiron ta shfrytëzojë për të rritur ndikimin e saj ndaj ish aleatëve të Rusisë duke përfshirë Moldavinë dhe vendet e Azisë Qendrore. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR