• e martë, 24 dhjetor 2024

Le të përqëndrohen dhe të korrigjojnë mesazhet e tyre në publik, potencoi Mickoski pas akuzave të LSDM-së për Grubin

Le të përqëndrohen dhe të korrigjojnë mesazhet e tyre në publik, potencoi Mickoski pas akuzave të LSDM-së për Grubin

Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Mesazhi im është që të përqëndrohen, le t'i korrigjojnë mesazhet e tyre në publik, sepse ata vetë janë të hutuar, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me akuzat e LSDM-së se ka marrëveshje politike midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për arratisjen e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubit, i cili së bashku me ish drejtorin e Lotarisë dyshohen për përvetësim të rreth tetë milionë eurove.

"Nëse kthehet a do të kërkojnë falje? Fillimisht thonë 'disa kanë shkuar, të tjerët kanë ardhur', pastaj se "po kapim peshq të vegjël", e tani që kemi marrëveshje me BDI-në. Njeriu me të vërtetë nuk di se çfarë t'u përgjigjet atyre. Është e çuditshme kur nënvetëdija juaj punon, pasi ju e keni bërë atë dhe tani mendoni se të gjithë po e bëjnë atë. Mesazhi im është le të përqëndrohen, le t'i korrigjojnë mesazhet e tyre në opinion, sepse edhe ata vetë janë të hutuar", deklaroi Mickoski para fillimit të ngjarjes në Ministrinë e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive me rastin e Ditës së mësimit të gjuhës turke. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR