• e shtunë, 23 nëntor 2024

Le Pen: Makroni po luan liderin ushtarak

Le Pen: Makroni po luan liderin ushtarak

Pasris, 27 shkurt 2024 (MIA) - Kryetarja e partisë së djathtë parlamentare franceze "Tubimi Kombëtare" Marin Le Pen sot kritikoi deklaratën e presidentit të Francës Emanuel Makron se nuk duhet të përjashtohet opsioni për dërgimin e  trupave franceze në Ukrainë dhe tregoi se ai "po luan një udhëheqës ushtarak”.

"Nuk e di nëse të gjithë e  kanë të qartë se sa serioze është kjo deklaratë. Emanuel Makroni luan rolin e një udhëheqësi ushtarak dhe flet për jetën e fëmijëve tanë me kaq pakujdesi. Bëhet fjalë për paqe ose luftë në vendin tonë", ka shkruar Le Pen në "X".

Pas konferencës të liderëve evropianë për Ukrainën, Makroni deklaroi se nuk kishte konsensus për dërgimin e trupave nga vendet evropiane në Ukrainë, por theksoi se "asgjë nuk duhet të përjashtohet".

"Në këtë moment nuk ka konsensus për dërgimin e trupave. Asgjë nuk duhet të përjashtohet. Ne do të bëjmë gjithçka që Rusia të mos fitojë", tha Makroni në konferencën për shtyp.

Në samitin në Paris morën pjesë rreth 20 liderë evropianë, ndërsa pallati Eliseut njoftoi se qëllimi i takimit ishte t'i dërgonte një mesazh presidentit rus Vladimir Putin se "Evropa është e vendosur të ndihmojë Ukrainën dhe të kundërshtojë narrativën e Kremlinit" se Rusia duhet të fitojë luftën, e cila ka hyrë në vitin e tretë”. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR