Le Pen: Franca është në qorrsokak, askush nuk e di se nga ku do të vijë kryeministri
- Sot u gjendëm në një qorrsokak sepse askush nuk mund ta dijë se prej ku do të vjen kryeministri, as ç'farë politike do të udhëheq vendi, deklaroi pas mbërritjes në Kuvendin francez liderja e ekstremit të djathtë, Marin Le Pen.
- Post By Sara Ademi
- 15:55, 10 korrik, 2024
Paris, 10 korrik 2024 (MIA) - Sot u gjendëm në një qorrsokak sepse askush nuk mund ta dijë se prej ku do të vjen kryeministri, as ç'farë politike do të udhëheq vendi, deklaroi pas mbërritjes në Kuvendin francez liderja e ekstremit të djathtë, Marin Le Pen.
Le Pen i dënoi marrëveshjet parazgjedhore për të cilat tha se e kanë ndaluar partinë e saj Tubimi Kombëtar (TK) të vjen në pushtet, raportoi TV BFM.
"Është vetëm një vonesë", tha ajo para Kuvendit Kombëtar, në të cilën u kthyen deputetët e TK-së dhe theksoi se Kuvendi Kombëtar duhet ta reflektojë përfaqësimin e të gjithë francezëve.
Presidenti francez Emanuel Makron, mandati i të cilit skadon në vitin 2027, thirri zgjedhje të përgjithshme pasi partia e tij u mund nga e djathta ekstreme në zgjedhjet e muajit të kaluar në BE dhe tha se do të pastronte situatën, gjë që nuk ka ndodhur, raportuan mediat britanike.
"Të paktën, ky nuk është një sukses i madh për Emanuel Makronin", tha Le Pen me shaka.
Rezultati i papritur i zgjedhjeve të parakohshme të së dielës, në të cilat Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë (NFP) fitoi shumicën e votave, por asnjë grup nuk fitoi një shumicë absolute, e zhyti Francën në pasiguri, pa një rrugë të qartë për një qeveri të qëndrueshme, thanë mediat britanike. sa/
foto: EPA