• e mërkurë, 21 janar 2026

Le Pen: BE-ja po përdor krizat si instrument për zgjerimin e autorizimit të saj

Le Pen: BE-ja po përdor krizat si instrument për zgjerimin e autorizimit të saj

Paris, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian sistematikisht po i përdor krizat si një instrument për të zgjeruar kompetencat e tij, të cilat nuk iu dhanë kurrë, deklaroi liderja e partisë Franceze të Tubimit Kombëtar, Marin Le Pen. 

Ajo përmendi "procedurat e padrejta" për një sërë çështjesh - nga miratimi i përshpejtuar i kornizave financiare shumëvjeçare deri te presioni ndaj vendeve anëtare të BE-së për të përdorur asetet e ngrira ruse.

Ajo shprehu shqetësim për qëndrimin e Brukselit ndaj Ukrainës, duke vënë në dukje se udhëheqja e BE-së po pengon nismat paqësore.

"Kam përshtypjen se Fon der Lajen, me mbështetjen dhe madje edhe bashkëpunimin e Emanuel Makronit, po bën gjithçka për të penguar paqen", theksoi Le Pen. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR