• e enjte, 26 dhjetor 2024

Le Pen është e bindur se partia e saj do të fitojë shumicë absolute në Parlament

Le Pen është e bindur se partia e saj do të fitojë shumicë absolute në Parlament

Paris, 27 qershor 2024 (MIA) - Liderja e ekstremit të djathtë francez Marin Le Pen deklaroi se është e bindur që partia e saj do të fitojë shumicë absolute në Parlament, do të formojë Qeveri dhe do të vendosë kufizime në atë që presidenti francez Emanuel Makron mund ta bëjë për ta mbështetur Ukrainën.

"Lidhur me zgjedhjen e kryeministrit, presidenti kuptoi se nuk ka shumë zgjidhje, sepse Xhordan Bardella do të ketë mandat nga populli francez", deklaroi Le Pen për gazetën rajonale "Telegram de Brest".

Hulumtimet vazhdimit sugjerojnë se "Tubimi kombëtar" antimigrues, euroskeptik, ka një epërsi të rehatshme lidhur me pjesën e votave, se koalicioni i majtë është në vend të dytë, ndërsa centristët e Makronit në vend të tretë.

Megjithatë, e panjohura e madhe është nëse "Tubimi kombëtar" mund të fitojë shumicë absolute nga 289 ose më shumë vende në Parlament.

Hulumtimi më i ri, i publikuar dje nga agjencia për hulumtime të mendimit publik Ifop, parashikon nëse partia me aleatët e saj do të marrë ndërmjet 220 dhe 260 vende deputetësh. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR