• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lazarini: Nevojitet armëpushim humanitar në Gaza

Lazarini: Nevojitet armëpushim humanitar në Gaza

Rafa, 2 nëntor 2023 (MIA) - Organizata e KB-së për ndihmën të refugjatëve palestinezë (UNRVA) përsëri bën thirje për armëpushim në Gaza, duke pasur parasyshë numrin e madh të civilëve të vrarë dhe situatës së tensionuar me furnizim, për shkak të bombardimeve izraelite në rripin bregdetar.

Armëpushimi humanitar duhej të ndodhtë para shumë kohe, deklaroi komisari i përgjithshëm i UNRVA-së, Filip Lazarini. "Pa armëpushim humanitar, do të vriten më shumë njerëz, ata që janë gjallë do të pësojnë humbje shtesë, ndërsa dikur shoqëria e gjallë do të jetë në pikëllim, përgjithmonë", thotë Lazarini, raporton DPA.

Lazarini tha se i ka vizituar shkollën e drejtuar nga UNRVA në Rafa, në kufirin me Egjiptin. Sapo u ktheva nga Ripi i Gazës. Kjo është hera e parë që më lejohet hyrja që nga fillimi i kësaj lufte të tmerrshme, para pothuajse katër javëve", tha ai.

Kreu i UNRVA tha se fëmijët atje kërkuan "pak ujë dhe një copë bukë", tha ai. "Kjo ishte një nga ditët më të pikëlluara në punën time humanitare".

"Ndihma aktuale humanitare për banorët e Gazës është e pamjaftueshme", potencoi Lazarini. si/mb/

Foto: Arkiva

QËNDRONI TË LIDHUR