• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lazarini: Ndalesa për punë e UNRWA-së do të çojë drejt rritjes së rasteve të vdekjes në Rripin e Gazës

Lazarini: Ndalesa për punë e UNRWA-së do të çojë drejt rritjes së rasteve të vdekjes në Rripin e Gazës

Gazë, 30 tetor 2024 (MIA) - Drejtori i Agjencisë së KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRWA), Filipe Lazarini, sot deklaroi se ligji i ri izraelit për ndalesë të punës së UNRWA-së në territorin e këtij vendi do të krijojë vakuum në sigurimin e ndihmës, që, siç vlerësoi, do të çojë drejt rritjes së rasteve të vdekjes dhe destabilitetit në Rripin e Gazës.

Në intervistë për AP-në, ai tha se ligji është "skajshmërisht antipalestinez", sepse UNRWA siguron shërbime mjekësore dhe arsimore në enklavën e okupuar.

Të gjitha operacionet e agjencisë në Gazë dhe në Bregun perëndimor duhet të miratohen nga autoritetet izraelite, ndërsa ligjet e reja, që pritet të hyjnë në fuqi për tre muaj, mund të çojnë drejt ndërprerjes së aktiviteteve të UNRWA-së.

"Kjo do të krijojë vakuum, e gjithashtu, do të nxiste destabilitet më të madh në Bregun perëndimor dhe në Gazë, dhe do të thotë se më shumë njerëz do të vdesin në Gazë", tha ai.

Lazarini theksoi se agjencia kërkon "mënyra kreative" për të vazhduar punën në territoret palestineze.

Ai bëri thirrje për mbështetje nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së dhe donatorët të vazhdojnë të ofrojnë shërbime dhe i bëri thirrje Izraelit ta tërheqë vendimin apo ta vazhdojë grejs periudhën tremujore. Megjithatë, Lazarini pohon se Izraeli, i cili ja raporte të acaruara me UNRWA-në, nuk ka komunikuar me organizatën pas miratimit të ligjit. Ai tha se gjysma e banorëve në Gazë janë nën 18 vjeç, mes tyre ka 650.000 vajza dhe djem të cilët jetojnë në rrënoja, të përballur me trauma nga sulmet të cialt po zgjasin mbi një vit.

"Lirimi nga UNRWA, gjithashtu, është mënyrë t'u thuhet këtyre fëmijëve se nuk kanë të ardhme. Arsimi është e vetmja gjë që asnjëherë nuk u është marrë palestinezëve", tha ai.

E drejta ndërkombëtare u jep të drejtë refugjatëve palestinezë dhe pasardhësve të tyre të kthehen në shtëpitë e tyre, gjë që nuk e lejon Izraeli, duke pohuar se kjo do ta minojë shumicën hebraike në vend.

Lazarini pohon se sulmet ndaj UNRWA-së, gjithashtu, janë pjesë e planit për përjashtim të palestinezëve nga statusi i refugjatëve. Në letrën dërguar KB-së, ai thekson se ligjet izraelite dhe fushata kundër agjencisë "nuk do ta heqin statusin e refugjatëve për palestinezët, që ekziston pavarësisht shërbimeve të UNRWA-së, por do t'i dëmtojë seriozisht jetët dhe të ardhmen e tyre".

Izraeli pohon se qindra militantë palestinezë punojnë për UNRWA-në dhe se rreth dhjetë të punësuar kanë amrrë pjesë në sulmin e Hamasit të 7 tetorit, për çka Tel-Avivi nuk siguroi dëshmi.

Gjatë vitit të kaluar, Izraeli qindra herë i sulmoi objektet e UNRWA-së, prej të cilave 200 janë shkatërruar, ndërsa në sulmet izraelite deri më tani janë vrarë së paku 237 të ounësuar. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR