Lazarini: Më shumë se 40.000 fëmijë u vranë ose u plagosën në sulmet izraelite
- Drejtori i Agjencisë së OKB-së për ndihmë dhe punë të refugjatëve palestinezë (UNRWA), Filipe Lazarini, njoftoi se të paktën 100 fëmijë kanë vdekur në Gazl për shkak të kequshqyerjes dhe urisë, ndërsa mbi 40.000 fëmijë janë vrarë ose plagosur në sulmet izraelite.
Gazë, 13 gusht 2025 (MIA) - Drejtori i Agjencisë së OKB-së për ndihmë dhe punë të refugjatëve palestinezë (UNRWA), Filipe Lazarini, njoftoi se të paktën 100 fëmijë kanë vdekur në Gazl për shkak të kequshqyerjes dhe urisë, ndërsa mbi 40.000 fëmijë janë vrarë ose plagosur në sulmet izraelite.
Në të njëjtën kohë, ai shtoi në një postim në platformën X se të paktën 17.000 fëmijë janë të pashoqëruar nga të rriturit dhe të ndarë nga familjet e tyre, ndërsa një milion të mitur kanë pësuar trauma të thella dhe kanë mbetur pa arsim shkollor.
"Fëmijët janë fëmijë. Askush nuk duhet të heshtë kur fëmijët vdesin ose privohen brutalisht nga e ardhmja e tyre, kudo që janë këta fëmijë, përfshirë Gazën", përfundoi Lazarini. ls/