• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lazarini: Ky është dehumanizim konstant i palestinezëve në luftën në Gazë

Lazarini: Ky është dehumanizim konstant i palestinezëve në luftën në Gazë

Gjenevë, 4 janar 2024 (MIA) - Komisari i përgjithshëm i Agjencisë së KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë UNRWA, Filip Lazarini sot doli me kritikë për "dehumanizimin" e palestinezëve gjatë luftës në Gazë.

"Gazë: tre muaj të gjatë të luftës britale, zhvendosje masive, humbje dhe lëndime massive njerëzore, hkatërrim masiv. Vuajtja e padurueeshme po përkeqësohet me dehumanizimin e vazhdueshëm dhe promovimin e fjalorit të pakontrolluar urrejtës", shkroi Lazarini sot në platformën X.

Së paku 85 për qind e banorëve të Gazës janë të zhvendosur për shkak të operacioneve ushtarake izraelite, ndërsa qindra mijë palestinezë janë të detyruar të strehohen në strehimoret e mbushura ose nëpër tenda në rajonet që Izraeli i shenjoi si të sigurta, por megjithatë i bombardoi.

Sipas KB-së, një e katërta prej 2,3 milionë banorëve të Gazës po përballen me uri, ndërsa kufizimet izraelite dhe luftimet e ashpra e pengpjnë dërgesën e ndihmave.

Prej fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, më 7 tetor, janë vrarë mbi 22.000 palestinezë, theksoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës sot po zhvillohen luftime të ashpra, përderisa frika nga eskalimi rajonal i konfliktit po rritet pas sulmit në Bejrut, ku jetën e humbi një nga liderët ë të lartë të Hamasit palestinez, theksojnë mediumet amerikane. ab/

foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR