• e shtunë, 05 tetor 2024

Lazarini: Gjysma e ndërtesave të Agjencisë së KB-së në Gaza janë shkatërruar

Lazarini: Gjysma e ndërtesave të Agjencisë së KB-së në Gaza janë shkatërruar

Kajro, 8 korrik 2024 (MIA) - Shefi i agjencisë kryesore të KB-së e cila siguron ndihmë për Gazën, Filip Lazarini, sot njoftoi se gjysma e ndërtesave atje janë shkatërruar gjatë luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. 

Ai, gjithashtu tha se më shumë se 500 njerëz janë vrarë në sulmet ndaj atyre objekteve, duke përfshirë edhe të punësuarit dhe palestinezët e zhvendosur që janë strehuar atje.

Lazarini, komisar i përgjithshëm i Agjencisë së KB-së për refugjatët palestinezë (UNRVA), këtë e tha në konferencën për shtyp me ministrin egjiptian për punë të jashtme Badër Abdelati, i cili e përsëriti mbështetjen e Egjiptit për agjencinë.

Izraeli e akuzoi UNRVA-në se bashkëpunon me Hamasin dhe forcat tjera të armatosura në Gaza dhe se vetëm e vazhdon krizën e refugjatëve palestinez prej dekadash, që agjencia fuqishëm e mohon.

UNRVA siguron shërbime bazë për miliona refugjatë palestinezë nga lufta në vitin 1948, e cila shpërtheu pas formimit të Izraelit, dhe ndihmon pasardhësit e tyre, të cilët e përbëjnë shumicën e banorëve të Gazës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s


 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR