• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lavrovi: Rusisë nuk i intereson kush i fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA

Lavrovi: Rusisë nuk i intereson kush i fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA

Moskë, 7 tetor 2024 (MIA) – Për Rusinë, në masë të madhe, nuk është shumë me rëndësi kush do të fitojë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidati i Partisë Republikane, Donald Tramp ose kundër kandidatja e tij demokrate, Kamalla Harris, sepse të dyja palët po përgatiten që të kundërshtojnë Federatën Ruse, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov.

"Në pjesën më të madhe nuk na intereson se si do të përfundojnë këto zgjedhje, duke qenë se në SHBA ka një konsensus dypartiak në lidhje me konfrontimin me Rusinë. Nëse diçka ndryshon në politikën dhe propozimet amerikane, ne do të jemi gati të studiojmë për të parë nëse ato korrespondojnë me interesat tona", deklaroi ministri rus në një intervistë për revistën amerikane Njuzvik.

"Në çdo rast, ne me vendosmëri do t’i mbrojmë interesat ruse, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë kombëtare. Por, në përgjithësi, logjike do të ishte pronari i Shtëpisë së Bardhë, kushdo qoftë, të përqendrohet në zgjidhjen e problemit të vendit të tij dhe të mos kërkojë aventura dhjetëra mijëra milje nga brigjet amerikane. Jam i sigurt se këtë e duan edhe votuesit amerikanë", përfundoi Lavrovi. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR