• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Lavrovi bën thirrje për zgjerim të Këshillit të Sigurisë së KB-së

Lavrovi bën thirrje për zgjerim të Këshillit të Sigurisë së KB-së

Moskë, 30 qershor 2023 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov bëri thirrje për zgjerim të Këshillit të Sigurisë së KB-së që tu jepen më shumë përfaqësues vendeve aziatike, afrikane dhe latinoamerikane dhe t'i jepet fund, siç e quajti, dominimit perëndimor në botë. 

"Pjesa më e madhe e botës nuk dëshiron të jetojë sipas rregullave perëndimore", deklaroi sot Lavrovi.

Ai i përsëriti edhe akuzat e Moskës se Perëndimi, veçanërisht SHBA-ja po bën përpjekje që ta pengojë Rusinë dhe Kinën që të veprojnë të pavarura në botën multidisiplinare. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR