• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lavrovi arriti në Iran në takim me kolegët nga rajoni

Lavrovi arriti në Iran në takim me kolegët nga rajoni

Teheran, 23 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov sot ka arrit në Iran për bisedime me kolegët nga rajoni, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Pritet që Lavrovi të bisedojë me ministrat për Punë të Jashtme të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë të cilët poashtu janë të ftuar në takimin ministror të platformës konsultative rajonale "3+3" për Kaukazin Jugor.

Shefat e diplomacisë kanë si qëllim të diskutojnë mbi ngjarjet e fundit në Kaukazin Jugor, si dhe çështjet e bashkëpunimit rajonal në sferën e sigurisë, ndërsa negociatat paqësore midis Azerbajxhanit dhe Armenisë do të jenë pika kryesore e agjendës, raporton TASS.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR