• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lavrov: Zgjerimi i papranueshëm i konfliktit të armatosur në territorin e Sirisë

Lavrov: Zgjerimi i papranueshëm i konfliktit të armatosur në territorin e Sirisë

Moskë, 31 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka biseduar sot në telefon me homologun e tij sirian, Fajsal Mikdad, të cilit i ka thënë se përhapja e konfliktit të armatosur në territorin e Sirisë dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme është e papranueshme.

Lavrov vuri në dukje papranueshmërinë e sulmeve ajrore izraelite në territorin e Republikës Arabe Siriane, të cilat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, thuhet në kumtesën e  Ministrisë së Jashtme ruse.

Të dy zyrtarët diskutuan gjithashtu rrezikun e përpjekjeve të fuqive të jashtme "për ta kthyer Lindjen e Afërt në një arenë gjeopolitike për përballje".

Në bisedë u theksua nevoja për ndalimin e menjëhershëm të gjakderdhjes në Gaza, si dhe zgjidhja e të gjitha problemeve humanitare që lindën si rezultat i luftimeve.

Ministrat e konfirmuan përkushtimin e tyre në zbatimin adekuat të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të KB-së në bazë të respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR