• e diel, 25 gusht 2024

Lavrov: Zelenski dhe Kuleba flasin në mënyrë të kundërt për perspektivën e bisedimeve me Rusinë

Lavrov: Zelenski dhe Kuleba flasin në mënyrë të kundërt për perspektivën e bisedimeve me Rusinë

Laos, 27 korrik 2024 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov deklaroi sot se nuk ka kuptim të dëgjohet se çka thonë presidenti ukrainas Volodomir Zelenski dhe shefi i diplomacisë ukrainase Dmitrij Kuleba për perspektivën e bisedimeve me Rusinë, sepse, siç tha, "ata e thonë pikërisht të kundërtën". 

Duke folur për deklaratën e Kulebës se Ukraina është e gatshme për bisedime me Rusinë, Lavrovi deklaroi se nuk është hera e parë që Kuleba ta thotë këtë. 

"Ndërsa, ndonjëherë ai thoshte gjëra krejtësisht të kundërta. Së fundmi ata diskutuan për negociatat. Zelenski e përmendi gatishmërinë e tij për t'u ulur përfundimisht me përfaqësuesi rusë. Unë nuk i dëgjoj ata, të jem i sinqertë", tha Lavrovi në konferencë për media në Laos, pas një takimi të ministrave të punëve të jashtme të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN). fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR