• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lavrov: Situata në Kosovë alarmante, mund të ndodhë shpërthim i madh në qendër të Evropës

Lavrov: Situata në Kosovë alarmante, mund të ndodhë shpërthim i madh në qendër të Evropës

Beograd/Prishtinë, 21 maj 2023 (MIA) -  Situata në Kosovë është alarmante, mund të ndodhë shpërthim i madh në qendër të Evropës, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov për gazetarët në Kenia, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Ata i shkelën të gjitha parimet e Kartës së Helsinkit dhe dokumenteve të tjera të OSBE-së. Situata është alarmante, por Perëndimi u nis në rrugën e shtypjes së plotë të secilit i cili në çfarëdo lloj mënyre e shpreh mendimin e tij", potencoi Lavrov.

Mbi 50 qytetarë të nacionalitetit serb dhe rreth 25 ushtarë të sistemuar të misionit paqësor të NATO-s, KFOR në Kosovë janë plagosur sot në përplasjet e protestuesve serbë të cilët kërkuan ndërrimin e kryetarëve të komunave të cilët janë shqiptarë, raportojnë mediat kosovare.

Ambasadorët e vendeve perëndimore të akredituar në Prishtinë kërkuan qetësimin e tensioneve dhe u shprehën mbështetje forcave të KFOR-it ndërsa NATO i dënoi ashpër sulmet e paprovokuara mbi trupat e KFOR-it, duke shtuar se "sulmet e tilla janë tërësisht të papranueshme".

QËNDRONI TË LIDHUR