• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lavrov: Rusia e ruan kontrollin mbi armët bërthamore të sistemuara në Bjellorusi

Lavrov: Rusia e ruan kontrollin mbi armët bërthamore të sistemuara në Bjellorusi

Moskë, 25 qershor 2023 (MIA) – Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, deklaroi se vendi i tij e ruan kontrollin mbi armët taktike bërthamore që do të sistemohen në Bjellorusi, në pajtim me obligimet ndërkombëtare.

"Ky sistemim i armëve bërthamore në asnjë mënyrë nuk i shkel cilatdo obligime ndërkombëtare të Bjellorusisë apo të Federatës ruse, duke i përfshirë edhe obligimet e Marrëveshjes për mospërhapjen e armëve bërthamore", deklaroi mbrëmë Lavrov për TV kanalin ONT.

Presidenti rus Vlladimir Putin më 25 mars kumtoi se me kërkesë të Minskut, Rusia do t'i sistemojë armët e veta bërthamore taktike në territorrin e Bjellorusisë, njëjtë sikurse SHBA-ja sistemoi elemente të arsenalit të vet bërthamor në territorin e aleatëve të tyre.

Moska tashmë e transferoi sistemin bërthamor "Iskander" në Minsk dhe u ndihmoi kolegëve të vet bjellorusë në mënyrë përkatësi t'i pajisin aeroplanët e tyre, njofton Tass.

Putini, më 16 qershor, kumtoi se armët e para luftarake ruse tashmë janë dërguar në Bjellorusi dhe se e gjithë seria e raketave do të sistemohen deri në fund të vitit.

QËNDRONI TË LIDHUR