• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lavrov: Rusia është e gatshme nëse Perëndimi dëshiron të luftojë në anën e Ukrainës

Lavrov: Rusia është e gatshme nëse Perëndimi dëshiron të luftojë në anën e Ukrainës

Moskë, 13 maj 2024 (MIA) - Nëse Perëndimi dëshiron të luftojë në front për Ukrainën, Rusia është e gatshme për këtë, tha sot shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, cituar nga mediat britanike.

"Kjo është e drejtë e tyre - nëse duan të jenë në fushën e betejës, ata do të jenë në fushën e betejës", tha Lavrov, cituar nga mediat ruse.

Rusia ka shtuar paralajmërimet për rreziqet e konfrontimit të drejtpërdrejtë me NATO-n, pasi presidenti francez Emanuel Makron nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të njësive ushtarake perëndimore në Ukrainë në moment të caktuar.

Javën e kaluar Kremlini kumtoi se dërgimi i ushtarëve të NATO-s në Ukrainë mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe presidenti Vlladimir Putin ka thënë se mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.

Lavrov, i cili është shef i diplomacisë ruse për dy dekada, foli në një seancë parlamentare për nominimin e tij në të njëjtin post në qeverinë e re të Putinit, të cilën ai e fitoi pas mandatit të tij të ri gjashtë-vjeçar.

Lavrov, gjithashtu, deklaroi se bisedimet e paqes për Ukrainën, të cilat do të mbahen muajin e ardhshëm në Zvicër pa pjesëmarrjen e Rusisë, paraqesin një ultimatum për Moskën.

Ai e krahasoi situatën me "qortimin e një nxënësi", fatin e të cilit e vendosin mësuesit, ndërsa ai nuk është në klasë, bëjnë të ditur mediat ruse.

"Nuk mundeni kështu të flisni me askënd, veçanërisht jo me ne", tha Lavrov. "Konferenca...është për t'i dhënë Rusisë sërish një ultimatum”, theksoi ai. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR