• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lavrov: Po hetojmë nëse Perëndimi qëndron pas rebelimit të "Vagner"-it

Lavrov: Po hetojmë nëse Perëndimi qëndron pas rebelimit të

Moskë, 26 qershor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, sot tha se autoritetet ruse po hetojnë nëse shërbimet speciale perëndimore janë përfshirë në rebelimin e së shtunës të mercenarëve të "Vagner"-it.

Lavrov shtoi se ka biseduar me ambasadorin amerikan në Moskë, i cili i ka thënë se SHBA nuk është e përfshirë në rebelimin e armatosur të mercenarëve të "Vagner"-it.

Siç lajmëroi Tass, Lavrov shtoi se SHBA shpreson në sigurinë e arsenalit bërthamor rus.

Rebelimin e "Vagner"-it e nisi shefi i saj Evgenij Prigozhin, deri vonë një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus.

Lavrov gjithashtu, e citoi ambasadorin amerikan në qëndrimin se rebelimi së shtunën i mercenarëve të "Vagner"-it është punë e brendshme e Rusisë.

Rebelimin që filloi natës ndërmjet të premtes dhe të shtunës në Rostov të Don e ka udhëhequr personalisht lideri Prigozhin, forcat e të cilit kryesisht ishin përfshirë në shkatërrimin dhe pushtimin e qytetit ukrainas Bahmut. sa/

foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR