• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lavrovi: Perëndimi po orkestron luftë të re të ftohtë që kërcënon të hyjë në një fazë të nxehtë

Lavrovi: Perëndimi po orkestron luftë të re të ftohtë që kërcënon të hyjë në një fazë të nxehtë

 Valeta, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrovi sot  akuzoi Perëndimin se ka orkestruar "luftë të re të ftohtë", e cila, ashtu siç vlerësoi, kërcënon të kalojë në një "fazë të nxehtë", transmeton Beta, duke iu referuar mediave ruse.

"Për ta kthyer NATO-n në skenën politike, pas debaklit afgan, na duhej një armik bashkues. Zgjidhja ishte një ringjallje e Luftës së Ftohtë, vetëm se tani ekziston rreziku më i madh që ajo të kalojë në një fazë të nxehtë", tha Lavrovi para pjesëmarrësve të takimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Maltë.

Shefi i diplomacisë ukrainase Andrij Sibiha më herët sot e quajti Lavrovin kriminel lufte.

Sergej Lavrovi sot arriti në Maltë, në vizitën e tij të parë në një vend të Bashkimit Evropian që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022.

Shefi i diplomacisë ruse, i cili është nën sanksionet e BE-së, nuk e ka vizituar Unionin që nga udhëtimi i tij në Stokholm në dhjetor të vitit 2021, gjithashtu për një takim të OSBE-së, transmetojnë mediat ruse.  rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR